Agasi përballë akuzave të SPAK, avokati: Vlora Hyseni s’ka qenë në zyrën e tij, në makinë s’kishte dokumente
Maksi Haxhia Ergys Agasi i kundërshton pretendimet e bëra publike në kuadër të hetimeve të SPAK-ut përmes avokatit të tij Maksi Haxhia. Agasi mohon të ketë pasur takime me ish-drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni, ndërsa kundërshton edhe pretendimet se në automjetin e tij janë gjetur dokumente apo materiale të Shërbimit Informativ të Shtetit. Avokati Haxhia tha se këto janë pretendime që klienti i tij i mohon dhe se Agasi është i gatshëm të përballet me çdo provë që mund të jetë pjesë e hetimit. “Po e deklaroj çfarë kam biseduar me klientin dhe më ka thënë: asnjëra nga ato nuk qëndron. Kryetarja e Shërbimit Informativ nuk ka qenë asnjëherë në zyrën time. Nuk e kam takuar asnjëherë, në kuptimin që të kenë takime të vazhdueshme....
Burimi:
zeri.ai