Agasi në arrati, Hyseni i “mbronte krahët”: Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty

Agasi në arrati, Hyseni i “mbronte krahët”: Flej rehat zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty

  TIRANË-  Të tjera mesazhe dalin në dritë nga komunikimet mes ish-drejtueses së SHISH Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi. Agasi, i arrestuar disa javë më parë në kuadër të hetimeve për AKSHI-n iu është shmangur autoriteteve për rreth 8 muaj në arrati. Për këtë, në ndihmë i ka ardhur shefja e SHISH, e cila i siguronte atij informacione sekrete mbi lëvizjet e strukturave të sigurisë. Mbi 500 komunikime të shkëmbyera, ku në njërin prej tyre Hyseni i kërkon Agasit të mos përdorë një numër tjetër telefoni, pasi dyshohet se ishte nën përgjim. “Shpirt mos e përdor atë numrin tjetër sonte se çunat ia kanë çu veshin. Flej rehat. Të du!”, citohet t’i shkruajë Hyseni Agasit. “Shpirt, a ka naj rrezik për djemtë e mi sonte?”,...