Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Afera Partizani/ Kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, GJKKO rrëzon sërish Berishën
👁7043
GJKKO ka rrëzuar për herë të dytë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi. Kërkesa ishte bërë nga mbrojtësit e Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, Andia Pustinës dhe shoqërisë Homeplan. Vendimi u mor nga nga gjyqtarja Flora Hajredinaj. “Mospranimin e kërkesave të kërkuesve: 1. Jamarbër Malltezi; 2. Sali Berisha; 3. Andia Pustina; 3. Shoqëria Tregtare Homeplan shpk, me objekt “Përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake Flojera Davidhi, nga gjykimi i çështjes penale, si të pabazuara në prova dhe në ligj. Caktimin e gjobës 5000 (pesëmijë) lekë, palëve kërkuese.”, thuhet në vendimin e gjykatës. Kërkesa e parë për përjashtimin e gjyqtares u rrëzua më 28 Prill....