Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Afera e ‘Bankers’- Ambasada kineze e përfshirë në vjedhje, paratë pastroheshin me turne ping-pongu e kurse për gjuhën
Hongping Xiao dhe Pang Chunxue TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e Bankers. Teksa në Gjykatën e Apelit një ditë më parë (5 gusht) nisi procesi ndaj 10 të dyshuarve në lidhje me çështjen e “Bankers”, të cilët akuzohen për evazion fiskal dhe pastrim parash, jashtë ambjenteve të Gjykatës u panë edhe përfaqësues të Ambasadës së Kinës në Tiranë. Ata nuk u lejuan të futen brenda gjykatës për shkak të ndjeshmërisë diplomatike dhe ndikimit që dyshohet se po ushtrojnë. Por prania e tyre nuk ishte thjesht për të mbështetur CEO-n kinez të kompanisë, Hongping Xiao. Ambasada Kineze është nën akuzë për ndërhyrje në procesin gjyqësor. Prapaskena shkruan se lëvizja ishte koordinuar nga ambasadorja kineze Pang Chunxue. Ambasada dyshohet të jetë përfshirë në skemën e vjedhjes...