“AfD është armiku më i keq i Italisë”- Antonio Tajani paralajmëron: Ata kërkojnë shkëputjen e Tirolit të Jugut nga territori italian!
“AfD po promovon dhe mbështet shkëputjen e Tirolit të Jugut nga Italia”, këto ishin fjalët e Ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani për partinë gjermane të ekstremit të djathtë. “Po i referohem një ngjarjeje shumë serioze dhe ne do të kërkojmë të dimë se si mund të ketë ndodhur kjo, brenda parlamentit gjerman”, tha ai në një intervistë me Corriere della Sera. “Sidoqoftë, ua them këtë nacionalistëve vendas, konfirmohet edhe një herë se AfD është një parti anti-italiane, armiku më i keq i vendit tonë”, shtoi kreu i diplomacisë italiane. Siç nënvizon shtypi italian, referenca e Tajanit është për një konferencë që do të organizohet nesër nga Alternativa për Gjermaninë në zyrat e Bundestagut, parlamentit të vendit, me rastin e 80-vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes...
Burimi:
javanews.al