Afati për armëpushim drejt fundit, i dërguari i Donald Trump takohet me Vladimir Putinin në Kremlin

Afati për armëpushim drejt fundit, i dërguari i Donald Trump takohet me Vladimir Putinin në Kremlin

Një takim midis të dërguarit të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, është duke u zhvilluar në Kremlin, informuan mediat ruse. Witkoff mbërriti në Moskë të mërkurën, ndërsa afati i fundit i Donald Trump që Rusia të bjerë dakord për një armëpushim në Ukrainë po afron. Presidenti i SHBA-së ka thënë se Rusia mund të përballet me sanksione të rënda ose të sanksione dytësore të vendosura kundër të gjithë atyre që tregtojnë me të nëse nuk ndërmerr hapa për t’i dhënë fund “luftës së tmerrshme” me Ukrainën. Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, ka paralajmëruar se Rusia do të ndërmarrë hapa seriozë drejt paqes vetëm nëse fillojnë t’i mbarojë paratë. Ai mirëpriti kërcënimet për sanksione dhe tarifa më të ashpra nga SHBA ndaj vendeve...