Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson renditjen Evropiane të ACI EUROPE me 23.3% rritje të trafikut të pasagjerëve

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson renditjen Evropiane të ACI EUROPE me 23.3% rritje të trafikut të pasagjerëve

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) renditet i pari në Evropë për rritjen e trafikut të pasagjerëve në kategorinë e aeroporteve të mëdha, duke shënuar një rritje prej 23.3% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas raportit të publikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve – Evropë (ACI EUROPE), Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës renditet përpara aeroporteve të Tel Avivit, Tashkentit, Krakovit dhe Venecias, duke konfirmuar pozicionin e tij ndër aeroportet me ritmet më të larta të rritjes. Rezultatet e nëntë muajve të parë të vitit 2026 konfirmojnë këtë ecuri pozitive, me rreth 10.8 milionë pasagjerë të mirëpritur deri në fund të shtatorit. Kjo performancë e vendos Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në rrugën drejt një tjetër viti...