“Princesha e Kodrës së Kuajve”, Sala Mila përplaset me Berishën: Ty të thërrasin 30 shpirtrat e të vrarëve

“Princesha e Kodrës së Kuajve”, Sala Mila përplaset me Berishën: Ty të thërrasin 30 shpirtrat e të vrarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përplasur në distancë me deputeten socialiste Sara Mila gjatë seancës plenare në Kuvend, ku nuk kanë munguar as akuzat dhe replikat me tone të ashpra. Gjatë fjalës së tij, Berisha iu drejtua deputetes me epitetin “princesha e Kodrës së Kuajve”. “Ti, princesha e Kodrës së Kuajve, mos bëj asnjë gjest, sepse këto që them unë janë të vërteta dhe të këshilloj t’i denoncosh, se nuk mund ta nisësh kështu karrierën”, i tha Berisha. Nuk ka vonuar as përgjigjja e deputetes socialiste, e cila e akuzoi kreun e opozitës se e ka komentuar dhe përgojuar mandatin e saj parlamentar, ndërsa i kujtoi ngjarjet e Gërdecit dhe 21 Janarit. Mila iu përgjigj gjithashtu thirrjes së Berishës për dorëzimin e mandatit, duke i...