Aeroporti i Vlorës, Qeveria merr vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar

Aeroporti i Vlorës, Qeveria merr vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar

Qeveria shqiptare ka marrë vendim për hapjen e pikës kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, teksa në njoftim thuhet se pika e kalimit kufitar do të jetë në përputhje me rregullat ndërkombëtare për kalimin e shtetasve, si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Për këtë qëllim, ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim vjen teksa ndërtimi i Aeroportit të Vlorës është drejt përfundimit, shkruan A2 CNN. VENDIMI I QEVERISË: HAPJEN E...
Burimi: Javanews.al