Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Aeroporti i Kukësit ende pa fluturime, Rama “ja lë fajin” privatit
👁8209
Teksa Shqipëria po përjeton ditët e fundit të fushatës zgjedhore të vitit 2025 dhe në pritje të realizimit të fluturimit të parë nga aeroporti i Vlorës më 8 maj, vëmendja është kthyer sërish te aeroporti i Kukësit. Një investim madhështor, por ende “në gjumë”.Ka qenë gjatë një komunikimi publik me qytetarët në rubrikën e tij online “Sy më sy” që kryeministri Edi Rama u përball me pyetjen e drejtpërdrejtë të një qytetari mbi arsyet e mosfunksionalitetit të këtij aeroporti. Në përgjigje, Kryeministri Edi Rama ja adresoi privatit çështjen e funksionalitetit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kukësit, një projekt i përfunduar në...