Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Adritatik Lapaj ankohet në KAS për mandatin e Tiranës: Më takon mua, lista e mbyllur u dorëhoq
“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i dha mandatin e vetëm të fituar në qarkun e Tiranës, kandidates Kleana Xhuveli. Sipas përfaqësuesve të “Shqipëria Bëhet”, vendimi i KQZ-së është i pavlefshëm pasi kandidatët në listën e mbyllur për këtë qark, përfshirë edhe Xhuvelin, kanë dorëzuar paraprakisht dorëheqje nga kandidimi, para nisjes së procesit të numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në ankimimin drejtuar KAS-it, “Shqipëria Bëhet” kërkon anulimin e vendimit të KQZ-së dhe njohjen zyrtare të dorëheqjeve nga kandidimi. Sipas argumentimit ligjor të paraqitur nga...