Adriatik Llalla tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë

Adriatik Llalla tërhiqet nga rekursi në Gjykatën e Lartë

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është tërhequr nga rekursi në Gjykatën e Lartë, përmes të cilit kishte kundërshtuar dënimin me 2 vite burg, caktuar nga GJKKO që e shpalli atë fajtor për mosdeklarim e fshehje pasurie në disa raste. Në kuadër të hetimeve të kryera për këtë çështje, me vendim të gjykatës Adriatik Llallës i janë konfiskuar disa pasuri, ndër to një apartament në Durrës dhe sipërfaqe toke në periferi të Tiranës. Më herët Gjykata e Lartë i refuzoi një kërkesë ish-kryeprokurorit, që kërkonte pezullimin e dënimit me argumentin se vuan nga një sëmundje e rëndë.
Burimi: Gijotina.com