Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit, ja kur do të vendosë Kolegji Zgjedhor
Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë më datën 13 gusht, në orën 10:00, ankimimin e “Shqipëria Bëhet” të drejtuar nga Adriatik Lapaj, për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 Majit. “Shqipëria Bëhet” ka ankimuar Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) në tërësi dhe pjesërisht vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Forca politike e drejtuar nga Lapaj i kërkon Kolegjit Zgjedhor që të njohë dorëheqjet e dhëna nga kandidatët e listës së mbyllur dhe mandati t’i kalojë kandidatit më të votuar në listën e hapur, i cili është Adriatik Lapaj. Gjithashtu, Kolegjit Zgjedhor i kërkohet që të mosnjohë si të vlefshme dhe revokimet e dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni,...