Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Adoleshenti largohet nga banesa në Elbasan, e ëma ‘ngre në këmbë’ policinë
👁2547
Një 15-vjeçar është larguar nga banesa në qytetin e Elbasanit, duke shqetësuar familjarët e tij. Ngjarja është denoncuar nga nëna e të miturit, e cila ka bërë kallëzim pranë policisë. Sipas njoftimit zyrtar, adoleshenti është larguar që më datë 16 prill 2025, ndërsa denoncimi është bërë më 6 maj. Autoritetet janë angazhuar për gjetjen e tij dhe po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Më datë 06.05.2025, ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se më datë 16.04.2025, është larguar nga banesa, djali i saj 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.