Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
ADN-ja e britanikëve, vetëm 0.001% autoktonë
Vetëm një në njëmijë britanikë e ka origjinën nga fiset vendase që kanë jetuar në ishull 11 vjet më parë. Pjesa tjetër rrjedhin kryesisht nga bujqit e hershëm evropianë që mendohet se mbërritën në Ishujt Britanikë rreth 6000 vjet më parë, të cilët nga ana e tyre rrjedhin nga bujqit e Anadollit. Në hapësirën e disa qindra viteve, këta fermerë të hershëm evropianë zëvendësuan më shumë se 99 për qind të popullsisë vendase britanike. Një studim i ri, i cili ka analizuar gjenetikën e britanikëve, thotë se këta të fundit kanë ADN-në e bujqve të hershëm të Europës. Megjithatë, me kalimin e kohës, ka pasur migrime masive shtesë në ishuj, që e kanë zëvendësuar përsëri pothuajse të gjithë popullsinë. Historia e origjinës së britanikëve shpaloset...