Administrativja nuk shqyrtoi emërimin e Ols Dados, Veliaj dhe Bashkia Tiranë ankimojnë vendimin në Apel: Asnjë…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ankimoi në Apel, vendimin e Gjykatës Administrative, e cila refuzoi të shqyrtojë padinë për pavlefshmërinë e dekretit të emërimit të prokurorit Ols Dado, sot hetuesi i posaçëm që ka në dorë çështjen penale ndaj Erjon Veliajt. Kryebashkiaku Veliaj thotë se ndodhet në paraburgim prej 18 muajsh pa vendim gjykate fajësie dhe po gjykohet për dyshimet e ngritura ndaj tij, duke ngritur paralelisht pyetjen, se përse prokurori që ka ushtruar këtë pushtet penal duhet të mbetet jashtë kontrollit të një gjykate për të zbuluar nëse e ka fituar ligjërisht statusin dhe kompetencën për të vepruar si prokuror. “Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë kanë ankimuar vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, e cila refuzoi të shqyrtojë në themel padinë...
Burimi:
sot.com.al