Administrata Trump publikon dosjet mbi vrasjen e Martin Luther King

Administrata Trump publikon dosjet mbi vrasjen e Martin Luther King

Administrata e Donald Trump publikoi të hënën më shumë se 230,000 faqe dokumentesh konfidenciale të deklasifikuara që lidhen me vrasjen e Martin Luther King Jr. në vitin 1968. Publikimi u bë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga familja e udhëheqësit të të drejtave civile. Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv më 23 janar për të deklasifikuar mijëra dokumente qeveritare që lidhen me vrasjet e Presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, vëllait të tij, senatorit Robert F. Kennedy, dhe Martin Luther King Jr. në vitin 1968. Në mars, Arkivi Kombëtar publikoi dokumente të klasifikuara më parë në lidhje me vrasjen e Presidentit...
Burimi: Javanews.al