Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA
Administrata e Presidentit Donald Trump ka ndërmarrë një tjetër hap për ashpërsimin e politikave të imigracionit, duke njoftuar kufizime të reja për vizat amerikane me synim goditjen e të ashtuquajturit “turizëm i lindjeve”. Njoftimi zyrtar i Departamentit të Shtetit, i titulluar “Mbrojtja e Shenjtërisë së Shtetësisë Amerikane”, vë në shënjestër të drejtpërdrejtë individët dhe organizatat që përfitojnë financiarisht duke lehtësuar udhëtimet drejt SHBA-së për të lindur fëmijë e për t’u siguruar atyre automatikisht shtetësinë amerikane. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se masat e reja do të zbatohen ndaj drejtuesve të rrjeteve tregtare të turizmit të lindjeve, ndërmjetësve që ushtrojnë presion apo udhëzojnë aplikantët të gënjejnë në formularët e vizave, si dhe ndaj atyre që abuzojnë me skemat publike spitalore. Ndonëse Kushtetuta e SHBA-së...
Burimi:
javanews.al