Adidas paralajmëron rritje çmimesh në SHBA pas tarifave të reja: Kosto shtesë deri në 200 milionë euro

Adidas paralajmëron rritje çmimesh në SHBA pas tarifave të reja: Kosto shtesë deri në 200 milionë euro

Gjiganti gjerman i veshjeve sportive, Adidas, ka njoftuar se tarifat e reja doganore të vendosura nga SHBA-të pritet t’i shkaktojnë kompanisë një kosto shtesë deri në 200 milionë euro (rreth 173 milionë paund), ndërsa konfirmoi se çmimet për konsumatorët amerikanë do të rriten. Gati gjysma e produkteve të Adidas prodhohen në vende aziatike, të cilat së fundmi kanë nënshkruar marrëveshje tregtare me SHBA-në. Dy prej burimeve kryesore të prodhimit për kompaninë janë Vietnami dhe Indonezia, që përfaqësojnë përkatësisht 27% dhe 19% të prodhimit të përgjithshëm të markës. Në fillim të këtij muaji, SHBA vendosi tarifa prej 20% për produktet nga...