Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aderimi në BE, qeveria ndryshon grupin negociator të Shqipërisë
👁12682
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave vendosi disa ndryshime në përbërjen e grupit negociator të Shqipërisë për aderimin në Bashkimin Europian. Qeveria vendosi zëvendësimin e ish zëvendësministres së Arsimit, Nina Guga, me Orjana Osmanin, zëvendësministren aktuale të Arsimit. Po ashtu, Adela Xhemali, zëvendësministre e Financave, negociatore përgjegjës për kriteret ekonomike dhe kapitujt 32 dhe 33, është zëvendësuar me Erjona Çelën, zëvendësministre e Financave, si negociatore përgjegjës për kriteret ekonomike dhe kapitullin 33, si dhe Andi Memetin, zëvendësministër i Financave, në rolin e negociatorit përgjegjës për kapitullin 32 VKM: V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.422, ...