Açuge me histaminë mbi normë/ “Poseidon” SHPK i eksporton në Itali, autoritetet i heqin nga tregu

Açuge me histaminë mbi normë/ “Poseidon” SHPK i eksporton në Itali, autoritetet i heqin nga tregu

FOTO ITALI- Një ngarkesë me açuge të eksportuara nga Shqipëria drejt Italisë është tërhequr nga tregu pas zbulimit të niveleve të larta të histaminës në produkt. Rasti është sinjalizuar në sistemin evropian RASFF pas kontrolleve të kryera nga autoritetet italiane. Sipas njoftimit të publikuar më 22 shtator, analizat e mostrave të marra gjatë kontrolleve rutinë kanë evidentuar 800 mg/kg  histaminë, ndërsa kufiri maksimal i lejuar është 400 mg/kg ppm. Për këtë arsye autoritetet italiane kanë urdhëruar heqjen e produktit nga tregu dhe kanë njoftuar sistemin RASFF. Sipas burimeve të cituara nga Qendra ALERT pranë Ministrisë së Bujqësisë açuget ishin importuar fillimisht në Shqipëri, ku më pas janë përpunuar dhe rieksportuar drejt Italisë. Kompania që ka kryer përpunimin dhe eksportin, sipas  burimeve është kompania Poseidon sh.p.k. Histamina...