Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Açka: 140 mijë vota na munguan, faji i Berishës. PD nuk ka një reflektim për sulmet ndaj SPAK-ut
👁8165
Deputetja Flutura Açka, e cila nuk fitoi në zgjedhjet e 11 Majit, ka ngritur akuza dhe autokritikë ndaj sjelljes së opozitës gjatë fushatës dhe në raport me institucionet e drejtësisë. ”Në fakt nuk ka një reflektim nga opozita në raport me SPAK-un. Edhe kjo më shqetëson. Kur e sheh që pëlqyeshmëria e shqiptarëve ndaj SPAK shkon në 75 përqind dhe në retorikën opozitare ne e sulmojmë, nuk ishte mendoj e duhura”,-u shpreh Açka. Sipas saj, sulmet e vazhdueshme nga Sali Berisha ndaj SPAK ndikuan negativisht në perceptimin e publikut për opozitën. ‘‘Unë mendoj që një nga arsyet ishte dhe sulmi...