Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
Ka përfunduar me masën e sigurisë “arrest me burg” seanca për 36-vjeçarin Zamir Meta, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12-vjeçare. Vendimi u mor vetëm pak çaste më parë nga Gjykata e Fierit. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, abuzimi ndaj të miturës është kryer disa herë, çka përforcon akuzat ndaj të dyshuarit. Në fazën e hetimeve paraprake, Meta ka pranuar ngjarjen gjatë marrjes në pyetje si person nën hetim. Në seancën e sotme, ai nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat. Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale...