Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Abuzimi me 781 milionë lekë! Faktet nga dosja e Prokurorisë së Fierit për “Bankers Petroleum” për vitet 2016–2018
Në gjyqin për masën e arrestit të administratorit të “Bankers Petroleum”, disa ish administratorëve dhe zyrtarëve aktuale të kësaj kompanie koncesionare prokuroria ka renditur shumë fakte për dyshime për mashtrim, evazion në mënyrë të përsëritur dhe në bashkëpunim në dëm të shtetit shqiptar. “Bankers Petroleum” shfrytëzon nëntokën shqiptare prej vitit 2004 dhe që nga ajo kohë ka deklaruar vetëm humbje edhe pse ka nxjerrë dhe shitur shumë miliardë dollarë pasuri të nëntokës së Shqipërisë. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Sipas kontrollit, në hartimin e bilancit material dhe përcaktimin e diferencave është patur parasysh rregulli i përgjithshëm, gjendje në fillim plus hyrje minus dalje. Të dhënat e inventarit në Marinzë për çdo muaj në sasi metër kub gas-oil dhe solar si për gjendjen në hapje,...