Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Abuzime me holluesin e naftës, Prokuroria e Fierit: Janë gjetur pasaktësi në raportimet e bankës për sasinë e përdorur
Dosja e Prokurorisë së Fierit e cila analizon raporte të kontrolleve të institucioneve shtetërore kanë vënë re pasaktësi që kushtojnë miliona lekë në lëndën e parë. Sipas dosjes së prokurorisë në tabelat që i referohen pasqyrave të paraqitura nga shoqëria, ku sasia e holluesit të përdorur që rezulton në tabelën e lëvizjes tek nafta bruto dhe tek holluesi nuk është e njëjtë. Holluesi është naftë e importuar nga Bankers pa taksa që përdoret në operacionet e nxjerrjes së naftës bruto. Në dosje thuhet se nga ana e grupit të kontrollit është evidentuar sasia e holluesit të dërguar në fushë në Marinzë dhe Kallm nga një kompani e kontraktuar e cila është krahasuar me sasinë e përdorur në nxjerrjen e naftës bruto, nga ku në muaj...