Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Abuzim me tendera publikë dhe falsifikim dokumentesh, GJKKO dënon 4 të pandehur, shpallet e pafajshme një tjetër
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar në lidhje me çështjen penale nr. 306 të vitit 2021, që ka në qendër shkelje të barazisë në tendera publikë dhe falsifikim dokumentesh. Në përfundim të një procesi të zhvilluar me gjykim të shkurtuar, janë shpallur fajtorë tre persona, ndërsa një është shpallur i pafajshëm. Jeton Cakoni, u shpall fajtor për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. Ai u dënua me 1 vit burgim, i reduktuar në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Gjykata vendosi pezullimin...