Abuzim me fondet e BE-së, jep dorëheqjen kryeministri i Lituanisë

Abuzim me fondet e BE-së, jep dorëheqjen kryeministri i Lituanisë

Kryeministri lituanez Gindautas Paluckas ka njoftuar se do të japë dorëheqjen të hënën, pasi ndaj tij është duke u zhvilluar një hetim mbi shkelje të mundshme financiare që përfshijnë kompanitë e tij. “E informova presidentin rreth një orë më parë se kam marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër”, tha Paluckas në një deklaratë. Ai shtoi se po jep dorëheqjen edhe si kreu i Partisë Social Demokratike. “Pavarësisht vendimit tim për të dhënë dorëheqjen nga detyrat e mia aktuale, unë do të vazhdoj të mbroj nderin dhe dinjitetin tim dhe do të pres rezultatet e hetimeve, të cilat jam i...