Abraham publikon videon e “skifterave”, ndërsa po i plaçkisnin shtëpinë. E ndoqi vjedhjen “live” përmes celularit

Abraham publikon videon e “skifterave”, ndërsa po i plaçkisnin shtëpinë. E ndoqi vjedhjen “live” përmes celularit

Pas eksperiencës së tij në Serie A, Tammy Abraham është transferuar te Besiktas. Aktualisht, sulmuesi anglez është i angazhuar me klubin turk në fazën kualifikuese të “Europa League”. Ndërsa ndodhej në Stamboll, ai ka marrë një lajm tronditës: shtëpia e tij në Londër është grabitur. Futbollisti ndoqi ngjarjen në kohë reale, përmes një aplikacioni të sigurisë dhe kamerave të vëzhgimit të instaluara në banesë. Ai publikoi në Instagram një video ku duken grabitësit teksa largohen, duke shkruar: “Një grup hajdutësh erdhi dhe më grabiti shtëpinë para disa ditësh, duke marrë disa sende me vlerë. Falë Zotit familja ime është mirë”....