Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Abissnet Superiore U-13”, Tirana fiton kampionatin dhe ngre lart kupën për sezonin 2024/2025
👁7238
Tirana U-13 u shpall zyrtarisht skuadra kampione në kampionatin ‘Abissnet Superiore U-13’ për edicionin futbollistik 2024/2025. Bardheblutë e vegjël vulosën suksesin e tyre pasditen e së hënës në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Apolonisë, që u mbyll me barazimin 2-2. Tirana U-13 e mbylli sezonin me 57 pikë të grumbulluara në 27 ndeshje, duke regjistruar 18 fitore, 6 humbje dhe vetëm 3 barazime. Pas përfundimit të sfidës, Federata e Futbollit organizoi ceremoninë e dorëzimit të medaljeve dhe trofeut të kampionit, ku legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari nderoi bardheblutë e vegjël me kupën dhe medaljet e merituara.