Abissnet Superiore: Përmbledhja e javës së 11-të. Rezultatet e plota dhe situata në renditje (foto)

Abissnet Superiore: Përmbledhja e javës së 11-të. Rezultatet e plota dhe situata në renditje (foto)

Pas javës së 11-të të Abissnet Superiore, Egnatia ka arritur të krijojë një distancë të konsiderueshme nga ndjekësit, duke u pozicionuar me 7 pikë nga Teuta e vendit të dytë. Rrogozhinasit regjistruan fitoren e tretë radhazi në kampionat, teksa triumfuan 5-1 në shtëpi përballë Vorës. Skuadra e Nevil Dedes kaloi në avantazh në pjesën e parë me Kryeziun, ndërsa në fraksionin e dytë ishin Adjessa, Fernando, Kasa & Albanesse të cilët vulosën suksesin dhe tri pikët për Egnatian. Për Vorën realizoi Karrica golin e barazimit të përkohshëm. Kampionët në fuqi kryesojnë renditjen me 27 pikë, të ndjekur nga Teuta me 20 pikë. Durrsakët u mposhtën në transfertë nga Tirana, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”. Bardheblutë morën maksimumin e pikëve falë golit të...