ABISSNET SUPERIORE: Mbyllet java e 34-të, “bileta” e fundit mes Partizanit dhe Elbasanit! Skënderbeu dhe Tirana mjaftohen me 1 pikë

ABISSNET SUPERIORE: Mbyllet java e 34-të, “bileta” e fundit mes Partizanit dhe Elbasanit! Skënderbeu dhe Tirana mjaftohen me 1 pikë

U luajt sot java e 34-të e Abissnet Superiore, të gjitha ndeshjet u zhvilluan në të njëjtin orar. Në “Elbasan Arena”, vendasit bënë detyrën në shtëpi duke mposhtur 1-0 Bylis. Verdheblutë zhbllokuan rezultatin me ish-mesfushorin e Kombëtares tonë, Kristi Qose, i cili shënoi me kokë pas asistit të Bledar Lilës. Në “Loro Boriçi”, Vllaznia mposhti 3-0 Dinamon. Shkodranët shënuan në pjesën e parë me Klint Qaton në minutën e 26-të, ndërsa në pjesën e dytë dyfishuan shifrat me Kevin Dodaj në minutën e 64-të dhe në fund trefishuan shifrat me Bekim Balaj. Në Korçë, në një sfidë që vlente sa...
Burimi: Telesport.al