A vijon LaCivita të jetë konsulent në PD? Xhaferri: Po, ja çfarë na këshillon

A vijon LaCivita të jetë konsulent në PD? Xhaferri: Po, ja çfarë na këshillon

Deputeti i zgjedhur i PD, Besart Xhaferri i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar situatën politike brenda demokratëve pas humbjes në zgjedhje. I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse konsulenti Chris LaCivita vijon të jetë në PD, Xhaferri tha se po dhe vijon t’i këshillojë duke u kërkuar të dokumentojnë dhe faktojnë farsën zgjedhore. Pjesë nga biseda: Borakaj: A është zoti LaCivita ende në PD? Xhaferri: Po, vijon të jetë konsulent. Borakaj: Çfarë këshillon? Xhaferri: Dokumentimin dhe faktimin e gjithë farsës elektorale.
Burimi: Vizionplus.tv