“A ta shkatërroj Republikën Islamike?”/ Trump ashpërson tonin ndaj Iranit

“A ta shkatërroj Republikën Islamike?”/ Trump ashpërson tonin ndaj Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump ka përdorur fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të folur për përplasjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke mbrojtur politikën e administratës së tij ndaj Teheranit dhe duke paralajmëruar për mundësinë e një përshkallëzimi të mëtejshëm. Trump deklaroi se, ndryshe nga administratat e mëparshme, ai ka zgjedhur të ndërmarrë veprime konkrete përballë kërcënimeve që, sipas tij, paraqiten nga Irani dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë. “Ndërsa të tjerët kanë folur, unë kam vepruar. Ndërsa të tjerët kanë folur për paqe, unë kam bërë paqe. Ndërsa të tjerët kanë injoruar kërcënimet, unë i kam përballur ato”, tha Trump gjatë fjalimit. Presidenti amerikan u ndal te negociatat me Teheranin, duke pretenduar se pas marrjes së detyrës i kishte ofruar...