Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“A po nëpërkëmbet Bashkia me vendimin për largimin e drejtorëve?”/ Rama i përgjigjet gazetarit: Ky institucion po abuzon me qytetarët çdo ditë
“Institucioni i Bashkisë Vlorë po nëpërkëmb çdo ditë banorët e qytetit”, ishte përgjigjja që i dha kryeministri Edi Rama një gazetari që e pyeti nëse ka nëpërkëmbur këtë institucion me vendimin për të larguar drejtorët. Kreu i qeverisë replikoi me gazetarin, kur i tha “ti ke hall se u nëpërkëmb institucioni i bashkisë, kurse unë kam hall që institucioni i bashkisë nëpërkëmb gjithë Vlorën çdo ditë”. “Unë jam të zgjidhet kjo e dyta, pastaj nëpërkëmbjen e institucionit e trajtojmë në një kohë të dytë, po institucioni është aty për gjithë qytetarët e Vlorës dhe qytetarët e Vlorës ndihen të nëpërkëmbur...