A po merr fund “epoka” e Netanyahut? Humbet shumicën pas zgjedhjeve në Izrael, partitë arabe mund të përcaktojnë qeverinë e re
Benjamin Netanyahu rrezikon të humbasë pushtetin, pasi as blloku i tij dhe as opozita e drejtuar nga Gadi Eisenkot nuk duket se do të sigurojnë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë së re në Izrael. Me rreth 70% të votave të numëruara, gara mbetet e ngushtë, ndërsa rritja e mbështetjes për partitë arabe mund të jetë vendimtare për zgjidhjen e ngërçit politik. Sipas parashikimeve të publikuara gjatë numërimit të votave, partitë palestineze mund të sigurojnë nga 16 deri në 19 vende në Knesset, parlamentin izraelit. Kjo do t’u jepte atyre një rol të rëndësishëm në negociatat për krijimin e shumicës parlamentare, në një kohë kur asnjëri prej dy blloqeve kryesore nuk duket se mund të arrijë pragun prej 61 deputetësh. E ardhmja politike e...
Burimi:
ntv.al