A po dimë të ruajmë dashurinë dhe marrëdhëniet mes brezave?

A po dimë të ruajmë dashurinë dhe marrëdhëniet mes brezave?

Agim Baçi A e dinë që gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori më vete. Nga Agim Baçi Në ditën e familjes ajo që më vjen më shumë ndërmend është një pyetje që ndoshta gjithnjë e më rrallë ua bëjmë fëmijëve: A e dinë që gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori më vete, që ja vlen ta njohësh, edhe kur duket sikur nuk ka diçka të suksesshme për të treguar, edhe kur nuk ka diçka heroike? Në fakt, po të shohim lajmet, po të ndjekim shqetësimet e gjyshërve dhe të mësuesve...