A po bitiset edhe Bankers si inceneratori?

A po bitiset edhe Bankers si inceneratori?

Në të vetmen herë që foli për arrestimet në Bankers Petroleum, Edi Rama tha një gjysmë të vërtetë. Dhe ashtu si kryeministri nuk lodhet kurrë së na e përsërituri, gjysmë të vërtetat janë gënjeshtrat më të mëdha. “Ne kemi fituar me Bankers një arbitrazh dhe Bankers na detyrohet 240 milionë euro”, deklaroi Edi Rama. Por e vërteta është ndryshe. Qeveria shqiptare dhe Bankers Petroleum u përballën në arbitrazh për shpenzimet e viteve 2012-2017 dhe në fund të procesit, Gjykata e Arbitrazhit vendosi të mos njohë 236 milionë dollarë shpenzime të deklaruara nga kompania kineze gjatë kësaj periudhe. Por kjo nuk...