“A keni turp, o legena”, avokati në Korçë iu bën thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë

“A keni turp, o legena”, avokati në Korçë iu bën thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë

PAMJE NGA NGJARJA KORÇË-Një avokat në Korçë u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të reagojnë në mbështetje të studentëve që po protestojnë, duke shprehur revoltën për dhunën ndaj të rinjve. “Ore, hajdeni, çohuni nga kafja! Janë fëmijët tuaj! Çohuni, mor legena! A s’keni turp? A s’keni gjak shqiptari? Turp i dheut, fëmijët e vegjël…”, dëgjohet të thotë avokati, teksa u drejtohet qytetarëve me tone të ashpra. Thirrja e tij vjen në kuadër të protestave të studentëve dhe të rinjve, të cilët po kërkojnë ndryshime dhe kanë denoncuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve./ZËRI