Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
A keni folur me Chris LaCivita këto 72 orë, këshilltarin amerikan që Rama e quan Latif?
Berisha u përgjigj kur e pyetën për LaCivita: “Dua ta falenderoj për punën që ka bërë. Çështjet e privatësisë edhe Sali Berisha sado që është njeri publik, ka edhe ai privatësinë e tij. E falënderoj për ndihmën dhe kontributin që na ka dhënë. Ju ftoj të bëheni avoketër të interesit publik të qytetarëve shqiptarë. Ky është misioni në tërësi i të gjithë opozitës, misioni i mediave. Këtu p.sh ju e shihni shkallët e lartë të mosndëshkueshmërisë që mban ky institucion për shkak të Dumanit. Në themel të qëndrim tim kundër këtij personi, ka qenë qëndrimi kundër që ka mbajtur ndaj dosjeve flagranteve të dhunimit të zgjedhjeve 339 dhe 184”.