A ka patur tradhti? Klodi flet për herë të parë pas ndarjes nga Elijona
Pas konfirmimit të ndarjes nga Elijona, edhe Klodi ka vendosur të reagojë publikisht, duke iu përgjigjur njëkohësisht aludimeve që kanë qarkulluar ditët e fundit për arsyet e përfundimit të marrëdhënies së tyre. Përmes një shkrimi në Instagram, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” ka mohuar në mënyrë të prerë se nga ana e tij ka pasur tradhti apo keqtrajtim gjatë lidhjes. “Për sa i përket teorive të shumta, më duket e kotë edhe që po më duhet t’i adresoj, por u bë pak e tepërt. Nuk ka pasur kurrë as tradhti dhe as keqtrajtim prej anës time. Kam dëgjuar shumë gjëra për veten dhe është e rëndë si për mua, ashtu edhe për familjen time”, shkroi Klodi. Ai bëri të qartë se, pavarësisht përfundimit të...
Burimi:
ntv.al