A ka funksionuar liria edhe për ju?/ Berisha: Në mënyrën më të fuqishme
“Freedom Works” - “Liria funksionon”, slogani që shoqëron liderin demokrat, Sali Berisha, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, rikthen në vëmendje një prej mesazheve më të njohura të ish-sekretarit amerikan të Shtetit, James Baker, gjatë vizitës së tij në Tiranë dhe fjalimit në sheshin “Skënderbej”. I pyetur nëse “liria funksionon” edhe në rastin e tij, Berisha u përgjigj shkurt dhe me bindje: “Besoj se në mënyrën më të fuqishme të kësaj fjale.” Përmes këtij slogani, kryetari i PD, Sali Berisha i referohet një prej momenteve simbolike të historisë së pluralizmit shqiptar, duke e vendosur sërish lirinë dhe demokracinë në qendër të mesazhit të tij politik. Përgjigjja e tij vjen në kuadër të vizitës në SHBA, ku “Freedom Works” është kthyer në një nga...
Burimi:
syri.net