Rama e zbulon: Samiti i NATO-s nuk do mbahet në Tiranë vitin e ardhshëm…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar në Dublin rrugëtimin europian të Shqipërisë, si dhe mundësinë që Tirana të presë samitin e ardhshëm të NATO-s. Në një prononcim për mediat para samitit, Rama bëri të ditur se Shqipëria projektohet si vendi pritës i samitit të Aleancës në vitin 2028. Kreu i qeverisë sqaroi se ende nuk është arritur një dakordësi përfundimtare për datën e zhvillimit të samitit, ndërsa përjashtoi mundësinë që ai të mbahet në vitin 2027. Sipas Ramës, nëse samiti zhvillohet në vitin 2028, ai do të organizohet në Tiranë. I pyetur nëse ndihet i frustruar nga zhvillimet lidhur me integrimin europian, Rama u shpreh se nuk ka arsye për një ndjesi të tillë. Ai tha se ndihet i kënaqur dhe i privilegjuar që është pjesë...
Burimi:
ntv.al