Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
A ka BE-ja ende mjete efektive për t’i shkaktuar dhimbje Rusisë?
👁2847
Me bojën ende të njomë mbi paketën e 17-të të sanksioneve të porsamiratuara nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë, liderët evropianë tashmë po përgatitin hapin e radhës, të cilin e përshkruajnë si “masiv”. Por, disa analistë paralajmërojnë se, në shumë drejtime, BE-ja i ka luajtur tashmë kartat më të forta dhe nuk i kanë mbetur shumë opsione – veçanërisht në një kohë kur Uashingtoni heziton t’i bashkëngjitet, pasi po kërkon bisedime për paqe mes Kievit dhe Moskës, përcjell A2. “Kartat që na kanë mbetur kërkojnë, në masë të madhe, përfshirjen e Shteteve të Bashkuara”, tha Benjamin Hilgenstock, ekonomist i lartë në...