Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
A ishte vrasja e Milladin Popoviqit në Prishtinë e organizuar sikurse rasti “Panda” në Pejë?
Nga Ryzhdi Baloku Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, përmes shkrimeve të publikuara nëpër disa portale, artikuj këta që pasqyrojnë këndvështrime dhe pikëpamje të ndryshme, se kush e vrau këtë personalitet. Si dikur edhe tash mbisundon mendimi i një pjese të artikullshkruesve, se personi që e vrau Milladinin ishte mësuesi Haki Taha. Mirëpo, edhe në anën tjetër kemi një pjese të atyre, që mendojnë të kundërtën, se atë e vranë shokët e tij të luftës, mendim ky që vjen si rezultat aksiomës së njohur se pas fitores “Revolucioni i ha bijtë e vet“. Për ta brumosur më mirë përmbajtjen e këtij shkrimi, po i prezantojmë disa të dhëna në trajtë nekrologjie nga e kaluara e afërt historike për këtë...