A i ka shkruar vërtet Noli vargjet: A të duhen luftëtarë/ Dhe arratinë armiku të marrë?

A i ka shkruar vërtet Noli vargjet: A të duhen luftëtarë/ Dhe arratinë armiku të marrë?

Ka vite që qarkullon dorazi në rrethe të ndryshme publike një vjershë nën titullin e sajuar “Merr e zgjidh” ose pa titull fare, e cila i atribuohet Fan Nolit. Ajo është një vjershë strofike, shkruar në vargje tetërrokëshe, por numri i strofave nuk është i qëndrueshëm, ato lëvizin nga 5-6 deri në 22 strofa, për aq sa më kanë rënë mua në dorë. Por mund të qarkullojë dhe në variante numerike të ndryshme, fakt që flet për një lojë djallëzore dhe dëshmon qartazi se kemi të bëjmë me një vjershë apokrife. Vjersha të tilla njihen si thurje vjershërore, të hartuara nga autorët, që duke ndjekur formalisht modele të poetëve të njohur, krijojnë vjersha që imitojnë në frymë, në mjete shprehëse, gjuhë e stil poetin model....