A është vënë në pikëpyetje turneu rajonal i shefes së KE-së për shkak të Serbisë?
Kjo është një pyetje për të cilën ende nuk ka përgjigje, por kjo mundësi nuk përjashtohet. Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, pritet që në tetor të nisë turneun e rregullt vjetor në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit tradicionalisht viziton të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Serbinë. Por këtë herë, pikërisht Serbia mund të paraqesë problem. Në vend aktualisht mbizotërojnë tensione gjithnjë e më të theksuara politike dhe shoqërore. Pas vdekjes së Ratko Mlladiqit, i dënuar për krime lufte dhe gjenocid në Srebrenicë, është intensifikuar madhërimi i figurës së tij, ndërsa me mbështetje logjistike shtetërore është bërë kthimi i trupit të pajetë dhe është paralajmëruar një ceremoni e madhe mortore, duke shkaktuar reagime të ashpra nga Bashkimi Evropian. Ka tregues se Brukseli...
Burimi:
syri.net