Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
A është PD gati për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Berisha
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, është pyetur nëse Partia Demokratike është gati për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranë. Ish-kryeministri u shpreh se zgjedhjet që do të zhvillohen në Tiranë “janë një farsë elektorale”. Ai shtoi se Rama ka frikë nga revolta e shqiptarëve, që sipas Berishës, “do të vijë”. “Rama ka frikë nga revolta e shqiptarëve, e cila do të vijë. Zgjedhjet në Tiranë dhe kudo që zhvillohen janë një farsë elektorale”, u shpreh shkurtimisht Berisha.