Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
A e ka gënjyer qeveria franceze Gjykatën e Strazburgut në parashtrimet për çështjen e përgjimeve të EncroChat?
Nga Av. Gurali Brahimllari Në datën 24/09/2024 Gjykata e Strasburgut, duke shqyrtuar ankimet nr.44715/20 dhe nr. 47930/21 të shtetasve angleze A.L si dhe E.J kundër Francës, në lidhje me (pa)ligjshmërinë e përdorimit të të dhënave të platformave të enkriptuara EnchroChat, nuk zgjidhi në mënyrë përfundimtare çështjen me argumentin se aplikantët nga Mbretëria e Bashkuar, nuk kishin shterur mjetet ligjore të ankimit para gjykatave Franceze. Ky qëndrim i GJEDNJ-së u determinua nga shpjegimet e pavërteta të Qeverisë Francese (palë e paditur në këtë proces), se për shkeljen e të drejtave të mbrojtura nga KEDNJ, dy aplikantët anglezë duhet të kishin ushtruar...