Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
A e dini se çfarë pinin ilirët?
Përveç ujit dhe qumështit, ilirët e lashtë konsumonin edhe disa nga pijet më të vjetra të njerëzimit. Sipas disa historianëve, ilirët konsumonin në sasi të mëdha verën, madje e kanë njohur këtë pije shumë kohë përpara fiseve greke. Sipas Strabonit, ilirët e Panonisë njoheshin për kultivimin e hardhive dhe prodhimin e verës me cilësi të lartë. Ndërsa Taulantët kanë qenë të njohur për një pije të veçantë me bazë mjaltin që ndoshta ishte përzihej me verën. Të shumtë janë historianët që tregojnë se ilirët kanë konsumuar në masë birrën. “Ilirët hanë dhe pijnë duke ndenjur; nga ana tjetër, nëpër gosti marrin edhe gratë me vete, për të cilat është një gjë e mirë që të pijnë për shëndetin e cilitdo nga të pranishmit… Kur pijnë,...