A e dini kush është autori i tekstit: “Ah, Shqypni, mos thuj mbarova” (Video)

A e dini kush është autori i tekstit: “Ah, Shqypni, mos thuj mbarova” (Video)

Sigurisht e keni dëgjuar të kënduar nga rapsodi Dervish Shaqa këngën folklorike “Ah Shqypni, mos thuj mbarova”, por, a e dini se kush është autori i tekstit të saj? Poezia është shkruar nga një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, që ishte edhe publicist e poet, nga Hil Mosi. Titulli i poezisë është “Kosova në luftë“. ObserverKult ju sjell poezinë e plotë të Hil Mosit e po ashtu edhe këngën e Dervish Shaqës. Kosova në luftë, poezi nga Hil Mosi Ah, Shqypni, mos thuj mbarova,Se djelmt tu edhe jan’ gjall’!N’kamb asht çu e rrebt KosovaE ban luftën ball’ për ball’....